KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, PS dhe LSI bashkojnë votat dhe miratojnë buxhetin e bashkisë

Korçë, PS dhe LSI bashkojnë votat dhe miratojnë buxhetin e bashkisë

Në Korçë këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë në opoiztë, bashkuan votat me ata të PS në maxhorancë duke miratuar buxhetin për vitin 2018. Asnjë prej këshilltarëve nuk pranoi të komentojë votën pro miratimit të buxhetit, ndërkohë që kryebashkiaku Sotiraq Filo theksoi se më tepër se votë politike, këshilltarët e LSI- së kanë dhëne një votë për qytetare. Nuk është hera e parë që këshilltarët e LSI në Korçë votojnë në favor të projekteve të socialistëve. Buxheti prej 932 milionë lekësh për vitin 2018 u kundërshtua nga këshilltarët e Partisë Demokratike.
Një ditë më parë një bashkëpunim i ngjashëm ndodhi edhe në Tiranë. Disa këshilltarë të LSI ju bashkuan votave të maxhorancës për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sicred