KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, policia ndalon tre persona për drogë dhe armatime
Fluksi i emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit dhe krishtlindjet pranë pikës se kalimit kufitar të Kakavijes është gjithnjë në rritje. Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në tokën shqiptare rreth 7 mijë shtetas, kanë kaluar 35 autobuzë si dhe 1374 mjete. Lëvizja më e lartë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes ndërsa në orët e mëngjesit situata është përmirësuar. Megjithë fluksin në pikën doganore fatmirësisht nuk janë shënuar radhë apo orë pritje për emigrantët kjo edhe për shkak të aktivizimit të kapacitetit të plotë të sporteleve. Aktualisht pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje e katër në dalje, ndërsa ajo greke vetëm me tre të tillë. Ndërkaq pritet që një tjetër fluks më i madh të shënohet në orët e pasdites për shkak të linjave të autobuzëve ndërkufitarë.

Korçë, policia ndalon tre persona për drogë dhe armatime

Policia e Korçës ka ndaluar në flagrancë tre persona pasi u ka gjetur dhe sekuestruar 6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolla detonatore. Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani. Bashkë me këtë të fundit është ndaluar vëllai i tij Andrea Kapurani dhe Asllan Spahillari. Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave, ndërsa ka filluar procedimi për disa vepra penale.

Para Mbrapa
Korçë, policia ndalon tre persona për drogë dhe armatime
Para Mbrapa
Sicred