KRYEFAQJA » LAJME » Korçë: Mungojnë mjekët e familjes

Korçë: Mungojnë mjekët e familjes

Mjeku i familjes është hallka e parë e sistemit të referimit në mjekësi, ndaj në këto kushte të parët që e pësojnë janë pacientët : “Një doktoreshë nuk mund ti përballoje të tërë kto vizita në një kohë. Pa firmën e doktorit ne nuk mund të marrim asnjë gjë, as ilaçe, asgjë. Duhet ta zgjidhin ktë problem sa më shpejt”. Dhe kjo situatë nuk është vetëm sot e vetëm në këtë qendër shëndetësore. Mungesa e mjekëve të familjes prej kohësh ka detyruar drejtorinë e shëndetësisë që si zgjidhje alternative të gjejë zgjatjen e kontratave të mjekëve që duhet të kishin dalë në pension. Por në 19 qendra shëndetësore të Korçës, prej 1 nëntorit mungojnë edhe këta 27 mjekë: “Jemi munduar me ata mjekë që janë të ofrojmë mbulim shëndetësor të të gjithë popullatës megjithëse dihet që janë një grup gjoxha i madh mjekësh pensionist. Kto ditë kemi bërë edhe kërkesë në ministri për të shtyrë kontratën për 27 mjekët të cilët janë me kontratë që iu rinovohet çdo 6muaj. Kjo bëhet për nevoja të punës duke mos patur mjekë të rinj” tha Nada Terpo- Zv.Drejtore e Shëndetësisë Korçë. Një mjek familjeje mbulon me shërbim mjeksor 2000 deri në 3000 persona në varësi të numrit të banorëve që ka lagjja. Por në këto kushte a do arrijnë që si në rastin e Qendrës shëndetësore nr 2 në Korçë të përballojnë 4-fishin e tyre ?!

Sicred