KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, Mitropolia dhe Bashkia përplasen për një pronë

Korçë, Mitropolia dhe Bashkia përplasen për një pronë

Ndërtesa në foto është godina e ish bibliotekës së qytetit të Korçës e ndërtuar në vitin 1975. Në fakt ajo është ngritur mbi rrënojat e kishës së famshme të Shën Gjergjit. Në këtë kishë vetë kleriku Fan Stilian Noli ka dhënë meshat e tij në gjuhën shqip.
Kjo godinë që po i nënështrohet restaurimit, do të shërbejë si ambient për zyrat e bashkisë së qytetit.
Por Mitropolia e Shenjtë e ka hedhur në gjyq bashkinë. Ajo e konsideron këtë si një akt të paprecedentë që e tjetërson pronën dhe historinë e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. “Është objekt mjaftë i rëndësishëm, është objekt historik për historinë e kishës së Shqipërisë pasi atje ka shërbyer edhe peshkop Fan Noli dhe është fillesa e Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe është gjynah të sakrifikohet për disa ambiente shtesë” thotë sekretari i Mitropolisë Mihal Sonellari.
Por zyrtarët e Bashkisë së Korcës kanë një version tjetër për këtë pronë. “Sipas legjislacionit shqiptar nëse mbi një truall të një pronari egziston një godinë me funksion publik, atëhere ky truall nuk kthehet tek pronari i vet” thotë nënkryetarja e Bashkisë Benila Themeli.
Rasti në fjalë po ndiqet nga Gjykata e Apelit në Korçës. Vendimi i saj do ta ndajë përfundimisht se kujt i takon me ligj trualli mbi të cilin është ngritur godina.
Kisha e Shën Gjergjit ka qenë në atë vend ku sot ngrihet biblioteka e qytetit «Thimi Mitko». Kjo ishte një nga kishat më të vjetra të Korçës. Gjatë revolucionit kulturor të viteve 1967 – 1975, ajo pati fatin si shumë institucione dhe objekte të kultit që u prishën nga rinia komuniste e atëherëshme, nën shembullin e revolucionit kulturor kinez.

Sicred