KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, mbyllen shkollat në Drenovë, Barç dhe Kolanec

Korçë, mbyllen shkollat në Drenovë, Barç dhe Kolanec

Në rrethin e Korçës tri shkolla nuk do të hapin dyert në ditën e parë të vitit shkollor për nxënësit e klasave nga e 6-ta në të 9-tën. Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i DAR Korçë Kristaq Grabocka i cili tha se Shkollat e Drenovës, Barçit dhe Kolanecit për shkak të reduktimit të numrit të nxënësve do të mbyllen. Për rrjedhojë 100 nxënës të klasave të gjashta e deri në klasën e nëntë do të marrin mësim në shkolla të tjera shumë afër vendbanimeve të tyre. Nga mbyllja e këtyre institucioneve arsimore preken 12 mësues të cilët sipas Grabockës do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor.
Mbyllja e këtyre shkollave erdhi edhe pasi u mor mendimi i prindërve e nxënësve, por edhe i stafit mësimdhënës. Në qarkun e Korccës për këtë vit mësimor do të përfitojnë libra falas 3363 nxënës ndërsa 1300 nxënës të tjerë do t’i marrin këto libra falas në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Sicred