KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, mbledhje mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës
Korçë, mbledhje mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Korçë, mbledhje mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të takohen të hënë në Korçë për një mbledhje të përbashkët. Me pas mbledhja do të vijojë në Vlorë me 28 nëntor në përkujtimin e 105 vjetorit në pavarësisë.
Rreth dy muaj më parë me rastin e vizitës në Tiranë të kryeministrit të sapo zgjedhur  kosovar Haradinaj, ndërsa lajmëroi vitin 2018 si viti i Skënderbeut, zoti Rama tha se ky vit duhet të shërbejë për të bashkuar shqiptarët dhe si motiv për një të ardhme të ndritur. “Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut lipset të jetë ndërthyrës i këtyre vetive në botën shqiptare dhe themeli i një qasje të re të domosdoshme të imazhit që përçojmë në botën që na rrethon dhe universit europian që prej natyre ne shqiptarët i përkasim” tha ai.
Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive, që kur në Shqipëri në pushtet kanë ardhur të majtët e Edi Ramës. Mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar 2014 në Prizren, e dyta zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë, dhe e treta më 3 qershor 2016 në Prishtinë. Qeveria shqiptare në këto mbledhje është drejtuar nga kryeministri Rama, ndërsa përballë tij kanë qeneë kryeministrat, Thaçi dhe Mustafa. Ndërkaq në Korçë homologu i zotit Rama do të jetë zoti Haradinaj.
Mbledhjet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë synuar intensifikimin e bashkëpunimit mes tyre, veçanërisht bashkëpunimi ekonomik. Bilanci i eksport importeve mes dy vendeve është rreth 200 milionë dollarë, por pranohet se kjo shifër është e ulët dhe nën mundësitë që kanë ekonomitë e tyre.

Sicred