KRYEFAQJA » LAJME » Korçë: Humbin jetën dy të rinj
korce, 2 te vdekur, krim, kronike e zeze, ilirjan

Korçë: Humbin jetën dy të rinj

Mëngjesi i së martës, ka nisur me dy viktima në moshë të re në qarkun e Korçës. R.B, 22 vjeç nga fshati Vreshtas i Maliqit, duket se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri automatik. Policia është njoftuar rreth orës 10 të paradites dhe bën të ditur se nga kryerja e autopsisë së trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ndaj dhe pista kryesore e hetimit, mbetet ajo e vetëvrasjes në kushtet e depresionit. Ndersa Ilirjan Elezi, 30 vjeç nga Bishnica e Mokrës ka humbur jetën pas nje zjarri të rënë në banesë , ku me plagë të rënda është dhe e ema e Ilirjanit, Bajrame Elezi, rreth 60 vjeç e cila po merr shërbim të specializuar në Tiranë .Edhe pse shërbimet e zjarrfikëses dhe policise kanë shkuar në vendngjarje, nuk është shpëtuar asgjë dhe nga banesa. Hetimet e para tregojnë se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndijë elektrike.