KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Korçë, gati ndërtimi i një TEC-i me gaz
Korçë, gati ndërtimi i një TEC-i me gaz

Korçë, gati ndërtimi i një TEC-i me gaz

Ndërtimi i një termocentrali me gaz duket se po fillon nga realizmi në qytetin e Korçës. Siç ishte edhe parashikuar në Masterplanin e gazit, ministria për Infrastrukutrën dhe Energjinë bëri me dije se Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania austriake IVICOM , kanë prezantuar tashmë projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 Mw për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës. Investimi i kompanisë austriake për ndërtimin e këtij centrali parashikohet të arrijë në 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit. Kompania ka zgjedhur qytetin e Korça, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë. TEC-i Korçës do të shërbejë në rritjen e sigurisë së furnizimit. Gjithashtu, përveç rritjes së ekonomisë lokale nga ndërtimi i serave, sipas studimit, ky investim mund të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.