KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Korçë, Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çel sezonin veror

Korçë, Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çel sezonin veror

Për të 11-in vit radhazi, Bashkia e Korçës, sjell në këtë qytet Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. 30 grupe nga vendi dhe bota, ndezën atmosferën me performancat dhe fabulat e larmishme, kostumet, veshjet, muzikën dhe paradën në sheshin kryesor. Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo tha se me këtë festival çelet edhe sezoni turistik veror.
Mijëra e mijëra qytetarë korçarë por edhe vizitorë ndoqën festivalin e karnavaleve, ku për herë të parë mori pjese dhe një grup nga Brazili, i cili u mirëprit për sambën e tij. Sezoni turistik veror pas Festivalit të Karnavaleve, do të vijojë me një sërë veprimtarish dhe do kulmojë me festën e birrës në mesin e muajit gusht.

Sicred