KRYEFAQJA » LAJME » Korçë: Do të hapen 1.000 vende të reja pune nga Nexans Autoelectric
Korçë: Do të hapen 1.000 vende të reja pune nga Nexans Autoelectric

Korçë: Do të hapen 1.000 vende të reja pune nga Nexans Autoelectric

Brenda vitit 2017 pritet që në qytetin e Korçës të hapen 1.000 vende të reja pune. Kompania e njohur gjermane Nexans Autoelectric do të çelë linjën e prodhimit të kabllove elektrikë për kompanitë më të njohura të prodhimit të automjeteve.

Pas finalizimit me sukses të marrëveshjes afatgjatë mes kompanisë dhe bashkisë së Korçës, është përcaktuar edhe vendi ku do të funksionojë, që është një nga godinat e ish-Uzinës Mekanike Bujqësore. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, jep detaje lidhur me këtë marrëveshje, e cila do t’i hapë rrugë të tjera marrëveshjeve në fushën e investimeve.

Lajmin më herët e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Niko Peleshi nëpërmjet rrjetit social Facebook. Duke përshëndetur këtë arritje për Korçën që sipas tij kjo ngjarje do të jetë tërheqëse jo vetëm për turizmin por edhe për investitorët e huaj.

Sicred