KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, dhunohen dhe vidhen dy kisha

Korçë, dhunohen dhe vidhen dy kisha

Kisha e Shën Marisë dhe kisha Shën Gjergji në qytetin e Korçës janë dhunuar gjatë natë të së martës duke u gdhirë e mërkurë. Sipas kujdestarit Dhionis Mitrollari ështe tentuar të vidhen parakliset e dy kishave. “Është hera e pestë që këto kisha janë dhunuar dhe vjedhur dhe për këto akte nuk nuk ka asnjë autor” tha ai.
Burime pranë policisë lokale bëjnë me dije se janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të biznesve përreth kishës së Shën Marisë dhe asaj të Shen Gjergjit. Të njëjtat burime thanë se janë identifikuar autorët dhe se po punohet për kapjen e tyre.
Vetëm një ditë me parë kisha ortodokse ka reaguar për vjedhjen e një tjetër paraklisi, atij të Shën Sotirit duke dënuar aktin dhe duke kërkuar gjetjen e autorëve. Kisha gjithashtu është e shqetësuar për rritjen e numrit të vjedhjeve. Gjatë këtyre ditëve të Krishtlindjes, ka edhe më shumë besimtare në kishat e qytetit, ç’ka ka bërë që grabitësit ta shfrytëzojnë duke kërkuar të vjedhin lekët që dhurohen për kishën.

Sicred