KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KORÇË, DËMI NË PEMËTORE, DISA MILIONË LEKË

KORÇË, DËMI NË PEMËTORE, DISA MILIONË LEKË

Ulja e menjëhershme e temperaturave në datat 21-23 prill, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemëtoret e Korçës. Prej më shumë se dy javesh Drejtoria e Bujqësisë Korçë ka ngritur grupet e verifikimit dhe gjetjet e deritanishme flasim për dëm të madh.
Vullnet Gjolla, Drejtor i Bujqësisë në Korçë i tha RTSH se ”Ngricat e këtyre datave kanë bërë një dëm të konsiderueshëm në të gjitha pemëtoret e qarkut të Korçës. Shohim se disa varietete, si molla Starking ka pëuar një dë 90 deri 100 përqind, molla Gold 80- 85 përqind, qershia në fshatin Dvoran është dëmtuar në masën 60 – 70 përqind”.
Në qarkun e Korçës ka rreth 4000 ha pemë frutore, nga të cilat përllogaritet të jenë dëmtuar rreth 2400 hektarë. “Me keqardhje një fermer thotë se “Nga 2 hektare peme duhet të merrja mbi 700 kv mollë. Ndërsa tani mund të marr rreth 100 ha mollë”. “Shpenzimi vazhdon u bë apo nuk u bë dëmi” thotë një tjetër fermer.
Specialistët vlerësojnë se vetëm për një hektar kosto është 200 mijë lekë, ndaj vetëm nga ky dëm humbja përllogaritet në disa milionë lekë. Vullnet Gjolla, Drejtor i Bujqësisë në Korçë i tha RTSH se mbasi të verifikohet situata në terren do japim të dhënat, për të shikuar mundësinë e dëmshpërblimit tek fermerët.”Të paktën të marrin kostot” thotë ai.

Sicred