KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, Bushati takohet me Kotzias
Korçë, Bushati takohet me Kotzias

Korçë, Bushati takohet me Kotzias

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është takuar të premten në Korçë me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias. Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes dy vendeve fqinje për të zgjidhur problemet mes tyre, pas atij të zhvilluar në kretë nëntorin e kaluar. Sikurse njofton e dërguara e posaçme e RTSH gazetarja Sonila Agostini, atmosfera është dominuar nga dy ministrat e jashtëm, por edhe interesi i opinionit. Në takimin që ka zgjatur katër orë, duket se është diskutuar për të gjitha temat e pritshme, si ligji i luftës, ligji për hapsirën detare, çështja çame, varrezat e ushtarëve grek, minoriteti grek në Shqipëri, por edhe emigrantet shqiptarë në Greqi. Ende nuk dihet se sa në thellësi te tyre janë zhvilluar bisedimet, por të dy ministrat e jashtëm dolën të buzëqeshur nga takimi dhe përshkuan në këmbë bulevardin e Korçës dhe më pas kanë darkuar sebashku. Megjithatë të dy palët kanë ruajtur hermeticitetin e bisedimeve. Gjatë takimit kanë qarkulluar lajme për një takim të mundshëm mes kryeministrave Rama dhe Tsipras ditë e ardhshme, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sicred