KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, Bushati – Kotzias 10 orë bisedime dhe optimizëm i matur
Korçë, Bushati - Kotzias 10 orë bisedime dhe optimizëm i matur

Korçë, Bushati – Kotzias 10 orë bisedime dhe optimizëm i matur

Bisedimet e ditës së dytë mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë, Bushati dhe Kotzias, që po mbahen në Korçë, kanë zgjatur rreth 10 orë. Sipas gazetares së RTSH Sonila Agostini e cila ndjek nga afër takimin, duket se ka një progres të konsiderueshëm në temat që janë hedhur në tryezë. Por se cilat janë çështjet dhe ku shihet progresi, do të mund të mësohet gjatë ditës së dielë që është dhe dita e fundit e takimit Bushati – Kotzias. Fakti që bisedimet kanë zgjatur kaq shumë dhe se të dy ministrat kanë dalë sëbashku nga e njëjta derë ditën e sotme, mund të bëjë të mendosh se ka progres. Në ditën e dielë, dita e tretë dhe e fundit e bisedimeve pa dyshim pritet që të zbardhet edhe përmbajtja e takimit, që tashmë po konsiderohet  takimi i  Korçës.

Sicred