KRYEFAQJA » LAJME » Korça pushtohet nga turistët

Korça pushtohet nga turistët

Festat e fundvitit kanë bërë që qyteti i Korçës të pushtohet nga turistët. Ata po shijojnë një atmosferë të veçantë festive në qytet, por edhe në fshatrat turistikë të zonës.
Por duket se këtë situatë e kanë shfrytëzuar veçanërisht pronarët e hoteleve dhe bujtinave pritëse. Veç ambientit festiv që ofrojnë ata kanë rritur disi dhe çmimet. Disa vizitorë thonë se vazhdimisht çmimet rriten gjatë periudhes se festave si në dimër ashtu edhe në verë. Pavarësisht çdo vizitor ka opsione të shumta përzgjedhjeje.

Në disa hotele për një natë fjetjeje duhet të paguash një çmim prej 5 mijë lekësh, por ka dhe nga ata që çmimet i ofrojnë në e euro, me argumentin e standarteve më të larta të shërbimit të ofruar, duke nisur nga 50 deri në 100 euro e më shumë.
Në Korçën turistike janë rreth 64 struktura akomoduese me afro 1600 vende për të mirëpritur turistët e vizitorët nga Shqipëria, por dhe shtetet e tjera. Por veç këtyre Korça ofron edhe aktivitete të shumta festive, duke e bërë atë një prej qyteteve të preferuar në çdo ditë të vitit.

Sicred