KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kontrollet tatimore dhe rezultatet e tyre

Kontrollet tatimore dhe rezultatet e tyre

Janë kontrolluar 6227 subjekte nga fillimi i sezonit tiuristik të këtij viti deri në fund të muajit korrik. Të dhënat zyrtare tq Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve konfirmojnë se ,bi 40 për qind e subjekteve të kontrolluara deri në fund të korrikut, ose 2415 subjekte u gjetën me shkelje si subjekte te mos rregjistruara, me moslëshim kuponi tatimor, iu gjetnë mallra pa faturë, përdorim i printerave jofiskal, punonjës të padeklaruar etj. Autoritetet bëjnë të ditur se vlera totale e shkeljeve shënon 98,8 milionë lekë, ndërsa rreth 365 subjekte kanë punonjës të padeklaruar

Shkelja më e rëndë vlerësohet funksionimi i sibjekteve të parregjistruara në organet tatimore që përbën një numër të konsiderueshëm prej tyre, rreth 240 subjekte, anomaly që ngarkon me përgjegjësi të plotë, edhe ligjore drejtoritë tatimore rajonale të qyteteve brengdetare, ku edhe është ushtruar kontrolli i plotë nga Task Forca e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas zyrtarëve të kësaj drejtoria edhe kjo njësi ka përgjegjësinë e vet për këtë situatë, përhgjegjësi që do të analizohet në përfundim të plotë të aksionit për performancën fiskale në fushën e turizmit.

Ky kontroll total i subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e turizimit është shoqëruar me bllokimin e subjekteve për një periudhë 30 ditore si dhe penalizimin e tyre sipas ligjit. Subjektet që kanë plotësuar kushtet janë rihapur, tashmë duke marrë përgjegjësinë e re tatimore, si subjekte të rregjistruara në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.  Ministria e Financave, nga ana e saj nuk ka dalë ende me një tregues të saktë të të hyrave fiskale që janë grumbulluar edhe për shkak të këtyre kontrolleve të rrepta, Shifrat e fundit fiskale që kanë publike i takojnë muajit qershor 2018.

Sicred