KRYEFAQJA » LAJME » Kontrolle të shumta të policisë rrugore
Kontrolle të shumta të policisë rrugore

Kontrolle të shumta të policisë rrugore

Policia e Tiranës vazhdon kontrollet masive për ndalimin dhe dënimin e shkelësve të rregullave në qarkullimin rrugor në kryeqytet. Vëmendja është përqëndruar veçanërisht tek lëvizjet në orët e vona të natës, atëherë kur qytetarët kthehen nga dëfrimet në lokale.
Në 12 orët e fundit janë evidentuar dhe arrestuar 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 31 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në pika të ndryshme janë vendosur 41 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit si dhe 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 8 shoferë janë gjobitur për shkelje të semaforit, 11 për mungesë kontrollit teknik, si dhe 15 masa u morrën për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor. Për mos vendosje të kaskës mbrojtëse janë gjobitur 14 drejtues motorrësh.

Sicred