KRYEFAQJA » LAJME » Kontributi i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve në shkollat izraelite
valentina leskaj, izrael, vizite, hebrenj, shqiperia shpetoi hebrenjte, mesohet ne shkolla ,

Kontributi i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve në shkollat izraelite

Fëmijët izraelitë do të mësojnë në histori për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore. Hapi i ndërmarrë në vendin mik, është bërë i ditur gjatë vizitës së Nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj me rastin e “Ditës së Shqipërisë” në parlamentin izraelit. Zonja Leskaj, që është pritur nga kreu i parlamentit të Izraelit Yuli-Yoel Edelstein, vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe u shpreh për forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Ne përherë me mirënjohje vlerësojmë faktin se Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetmi vend në Europë, në të cilin numri i komunitetit hebre u dhjetëfishua në mbarim të saj. Mjafton ky fakt për të thënë gjithçka”, I tha autoriteti i lartë izraelit, nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Leskaj, vlerësoi lart marrëdhëniet e ngushta të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve me rrënjë të thella në realitetet historike, duke nënvizuar aktin historik dhe unik të shqiptarë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sicred