KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kontributet e pensioneve të lira diskutohen në komisionin parlamentar të ekonomisë

Kontributet e pensioneve të lira diskutohen në komisionin parlamentar të ekonomisë

Të gjithë ata që janë të vetëpunësuar, në profesione të lira do të paguajnë një mase kontributi të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore sipas zgjedhjes së tyre duke filluar nga paga minimale. Ky akt normativ u diskutua në komisionin e Ekonomisë pa arritur të miratohet për mungesë kuorumi. Një shqetësim i ngritur nga deputetët e mazhorancës ishte për pagesat e kontributeve të personave që kanë dalë në pension, por vijojnë të punojnë. “Pensionistët që janë të vetpunësuar gjatë periudhës që ushtrojnë aktivitet ekonomik a kanë të drejtë të marrin pension pleqërie apo jo?-pyet një nga anëtaret e komisionit të Ekonomisë. “Pensionistët, ata që sot punojnë, paguajnë sigurime me pagë minimale, ndërkohë marrin edhe pension. Por kanë edhe opsionin që të trajtohen si të punësuar dhe mund të vazhdojnë të kontribojnë pa marrë pension duke pasur një shtesë rreth 1 përqind në vit për pensionin” spjegoi Ervin Mete Zv.ministër i Ekonomisë. Akti normativ i miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ligjin e qeverisë për kontributet e profesioneve të lira.