KRYEFAQJA » LAJME » Kontratë 30 vjeçare për lojërat e fatit

Kontratë 30 vjeçare për lojërat e fatit

Qeveria në mbledhjen e datës 26 prill ka miratuar kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit qendror të monitorimit “online” për industrinë e lojërave të fatit. Kontrata e miratuar është lidhur mes Ministrisë së Financave dhe bashkimit të shoqërive “Admiral Sportwetten”, “Atsi” dhe “MC Networking”. Ky konsorcium do të monitorojë për 30 vite aktivitetin e basteve dhe kazinove. Ligji i ri për lojrat e fatit është në fuqi që prej vitit 2016 parashikonte që deri në fund të 2016 distanca mes subjekteve të jenë jo më pak se, 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet larg njëra-tjetrës . Në rast se brenda kësaj periudhe shoqëritë nuk kanë ndryshuar vendndodhje, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojrave të fatit (AMLF) proçedon me masa administrative deri në heqjen e licencës gjë e cila nuk ka ndodhur pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar që të jetë marrë ndonjë masë për heqje liçense.

Sicred