KRYEFAQJA » LAJME » Kontrata e PD për lobim në SHBA, prokuroria nis hetimet
Kryeprokurorja Marku takohet me ambasadorin amerikan Lu

Kontrata e PD për lobim në SHBA, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike. Pas akuzave të pozitës, ku u theksua se selia blu ka paguar 1 milionë dollarë nëpërmjet një kompanie offshore, organi i akuzës i është drejtuar ditën e enjte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vetë Partisë Demokratike të paraqesin dokumentacionin që kanë mbi këtë çështje. Mësohet se prej KQZ është kërkuar vënia në dispozicion të dosjes që ka paraqitur PD me faturat e shpenzimeve, raportin e auditimeve, si dhe tabelat e plota së bashku me kontratat që ka dorëzuar Partia Demokratike mbi fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Po ashtu dhe Partisë Demokratike i është kërkuar paraqitja e të dhënave të plota mbi kontratën e nënshkruar me dy kompanitë amerikane “Biniatta Trade LP’ dhe “Stonington Strategies”. Deri më tani prej KQZ është deklaruar se gjithçka është publike dhe e pasqyruar në faqen në internet të këtij institucioni. Po të njëjtin pretendim ka dhënë dhe Partia Demokratike.

Sicred