KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kontrata 1 euro për një kompani të përpunimit të peshkut

Kontrata 1 euro për një kompani të përpunimit të peshkut

Një tjetër kontratë me qera 1 euro është lidhur nga ministria e zhvillimit ekonomik me një kompani të përpunimit të peshkut. Zona shtetërore në Elbasan e marrë me këtë kontrate është rreth 53 mijë metra katrorë dhe sipas ministres Milva Ekonomi do të ndihmojë përveç në zgjerimin e sektorit të përpunimit të peshkut,  edhe në rritjen e formalizimit të punësimit në këtë sektor.

“Për shkak të formalizimit në këtë sektor, ne sot kemi një situatë ku kemi rreth 1000 njerëz që punojnë në det për peshkimin, të cilët gjenerojnë punë për ata që punojnë në përpunimin e peshkut në raportin 1 me 3 dhe 1 me 4. Kështu, në përpunimin e peshkut ne kemi rredh 3 – 4 mijë persona që punojnë në këtë sektor, pra kjo industri është shumë e rëndësishme” tha me këtë rast zonja Ekonomi.

Kontrata me qera 1 euro janë prioritet deri tani për tu dhënë për dy sektorë fason dhe industri përpunuese.

Sicred