KRYEFAQJA » LAJME » Konkursi për drejtuesit e spitaleve në vend

Konkursi për drejtuesit e spitaleve në vend

Gara për 16 drejtuesit e rinj të rrjetit spitator në vend ka nisur. Shpallja e konkursit publik për të gjithë kandidatët e interesuar është bërë online ndërkohë që ky proçes do të përfundoje brenda 35 ditëve. Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu sqaron se tre janë fazat e konkurimit : Analizimi i dosjes se kandidatit, testimi me shkrim dhe intervista me goje: “proçedura për përzgjedhjen dhe emërimin e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale përcakton gjithashtu edhe një pikëzim të tre momenteve të vlerësimit të kandidatit që është: vlerësimi i dosjes, vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i testimit me gojë. Pika e rëndesës padyshim do të jetë vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i testimit me gojë i cili do të japi një panoram të asaj çfarë kandidati do të sjellë të re dhe do të prezantoje për platformën e zhvillimit të spitalit që ai aplikon të drejtoje”. Risia e këtij proçesi qëndron tek përbërja e komisionit që do të fuse në sitë jo vetëm cilësinë profesionale por edhe integritetin e kandidatëve. “Do të ketë në përbërje të tij emra të njohur të shëndetësisë pra ata të cilët kryejnë aktivitet mjeksor. Do të ketë dy menaxher të suksesshëm të sipërmarrjeve të mëdha në vend, do të ketë drejtues spitali që vjen nga jashtë vendit dhe një ekspert ndërkombëtar I cili do të përzgjidhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. Gara bëhet për drejtues të spitaleve universitare dhe 11 drejtues të spitaleve rajonale. Pjesë e këtij proçesi është edhe dorëheqja e drejtuesve aktuale, që mbetet për tu parë si do të shkoje. Pavarësisht kësaj ministrja për një gjë është e sigurtë: “ky konkurs do të garantoje që Ministria e Shëndetësisë do të ketë në terren drejtuesit më të mirë, më të aftë dhe më të përkushtuar në drejtimin spitalor në vend”.

Sicred