KRYEFAQJA » LAJME » Konkursi i specializimeve në Fakultetin e Mjekësisë
Konkursi i specializimeve në Fakultetin e Mjekësisë

Konkursi i specializimeve në Fakultetin e Mjekësisë

Studentët e fakultetit të mjekësisë i janë nënshtruar sot fazës finale të konkursit te specializimeve në mjekësi, ku çdo kandidat sipas klasifikimit të pikëve kanë përzgjedhur degët që do të ndjekin. Rektori i Universitet përjashtoi kontestimet dhe e quajti procesin transparent. Minsitrja e Shëndetësisë tha se nga 247 kuota , 125 janë të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësisë. Me rikthimin e specializimeve në Mjekësi, për të katërtin vit radhazi, janë gjithsej 800 kuota specializimesh, me të cilat plotësojmë nevojat me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 247 kuota, nga të cilat 125 janë të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialistë që do të shërbejnë aty ku janë nevojat me përfundimin e specializimit në specializtete si Urgjenca, Kardiologjia, Obsetrikë-Gjinekologjia, etj, sipas kontratës me Ministrinë. Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të dalin 300 specializantët e parë , pas një ndërprerjeje 4 vjeçare që do të plotësohen nevojat me mjekë në vend. Konkursi u karakterizua nga një mungesë rregulli dhe qetësie gjatë thirrjes së emrave të kandidatëve diktuar kjo nga infrastruktura e papërshtatshme e ambjenteve të fakultetit për të akomoduar rreth 300 studentë njëherësh.

Sicred