KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Konflikti në Ukrainë, shkëmbehen të burgosurit
Konflikti në Ukrainë, shkëmbehen të burgosurit

Konflikti në Ukrainë, shkëmbehen të burgosurit

Udhëheqja e Kievit dhe separatistët prorusë shkëmbyen qindra të burgosur. Pala ukrainase u dorëzoi separatistëve 237 të burgosur. Të ashtuquajturat Republika Donjeck dhe Luhansk lejuan kthimin e 73 të burgosurve. Sipas Presidentit të Ukrainës Poroshenko, ata ndërkohë kanë mbërritur në atdhe. Shkëmbimi i të burgosurve u parapri nga negociata që zgjatën me muaj, në të cilat morën pjesë përfaqësues të Ukrainës, të Rusisë, të Kishës Ortodokse ruse dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e përshëndetën lirimin. Tani duhet të lirohen edhe të burgosurit e tjerë, u tha në një deklaratë të përbashkët të dy liderëve evropianë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel foli për një hap të rëndësishëm në vënien në jetë të Marrëveshjes së Paqes të Minskut. Sipas kësaj marrëveshjeje, shkëmbimi i të burgosurve duhet të qe kryer që dy vjet më parë.

Sicred