KRYEFAQJA » LAJME » Konfindustria kërkon ashpërsim në dhënien e lejeve mjedisore

Konfindustria kërkon ashpërsim në dhënien e lejeve mjedisore

Një rishikimim për të përmirsuar legjislacionin e lejeve mjedisore për investimet publike, private dhe Partneriteti Publik Privat sipas standarteve më të larta mjedisore të Bashkimit Europian është kërkuar si një punë për të bërë nga qeveria e re nga konfindustria. Sipas kësaj të fundit kriteret ekzistuese të mënyrës së përllogaritjes së plotë të kostove financiare mjedisore në ekonomi, hapësiren gjeografke, kohështrirje, etj. janë larg standarteve ndërkombëtare dhe shërbejnë si shkak për pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare. Dhe si për të bërë edhe më bindëse konfidustria në njoftimin e saj për shtyp jep shembull si të papranueshme që në kostot mjedisore të ndërtimit të HEC-ve në Lumin Vjosa, të mos përfshihen si kriter vlerësimi të ardhurat e munguara financiare turistike prej qindra milion euro në afatgjatë nga zhdukja e markës si “Lumi i Vetëm i Egër në Europe”. Vlerësim i njëjtë është edhe për qindra leje koncesionare, PPP investime private dhe publike në gjithë hapsirën gjeografike të Shqipërisë thuhet në njoftimin e konfindustrisë. Kriteret e reja te kërkuara nga konfidustria shërbejnë njëkohësisht edhe si mënyra më e mirë e përzgjedhjes se investitorëve, mënjanimit të spekulanteve potenciale, luftës kundër korrupsionit dhe mirëqënies së brezave të ardhshëm të qytetarëve shqiptare.

Sicred