KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Konfindustria i kërkon ekzekutivit: Të ulen çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike
Konfindustria i kërkon ekzekutivit: Të ulen çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike

Konfindustria i kërkon ekzekutivit: Të ulen çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike

Një ndërhyrje të menjëhershme dhe të shpejtë, i kërkon Konfindustria ekzekutivit për të ulur çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike për biznesin dhe qytetarët shqiptarë. Sipas saj ato janë në nivele të paktën të pakrahësueshme me vendet e rajonit. Sipas një njoftimi për mediat administratori i konfindustrisë Gjergj Buxhuku vlerëson, se çmimet e larta dhe cilësia e dobët e karburanteve dhe energjisë elektrike, janë pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik, biznesin dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Mjaft shqetësuese është edhe prania e zgjeruar e kompanive “guackë” të regjistruar në parajsa fiskale të pranishëm sidomos në sektorin strategjik të karburanteve. Tregjet e karburanteve dhe energjisë elektrike kanë një qarkullim vjetor të përbashkët prej mbi 1.7 miliard euro dhe janë më kryesorët duke kapur afër 15% të PBB, Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë.  Treguesi më i qartë i gjendjes së papranueshme të ndërtimit të tregut të karburanteve në Shqipëri është mungesa e plotë e pranisë së markave ndërkombëtare. Sipas Konfindustrisë një shenjë e qartë mosfunskionit të tregjeve është edhe mosveprimi i agjencive shtetërore për zbatimin e standarteve ligjore të funksionimit të tregjeve të karburanteve dhe energjisë .

Sicred