KRYEFAQJA » LAJME » Konferenca “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”
Konferenca "Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”

Konferenca “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”

Nëse cënohet roli i gruas si nënë, atëherë asnjë lloj familje nuk mund të ekzistojë si strukturë dhe funksion social. Kjo temë ishte edhe kryefjala e konferencës Ndërkombëtare që organizoi Komuniteti Myslyman i Shqipërisë në Universitetin Beder. Konferenca mblodhi studiues të ndryshëm, të cilët folën rreth rolit të gruas në edukimin e shoqërisë; të drejtat e saj në shoqërinë moderne dhe për shumë aspekte jetike që kanë të bëjnë me të drejtat e gruas në Islam dhe të drejtat e grave e ligjit.
Kreu i komunitetit Myslyman, Skënder Bruçaj foli për rëndësinë e barazisë gjinore në shoqërinë postmoderne. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se në kohën kur bota po përballet me ekstremizmin, fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri, është shumë i rëndësishëm.
“Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam” është Konferenca e Dytë Ndërkombëtare në Studimet Islame (ISCON), që organizohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kolegji Universitar Bedër dhe Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com