KRYEFAQJA » LAJME » Konferenca Ndërkombëtare e Turizmit

Konferenca Ndërkombëtare e Turizmit

Konferenca Ndërkombëtare e Turizmit dhe Migracionit, Politikat Ekonomike në Mesdhe ka bërë bashkë në Tiranë ekspertë e profesorë të universiteteve nga katër vende; Shqipëria, Italia, Greqia dhe Malta. Për të gjetur tema të reja e interesante për turizmin.

“Në realitet janë të gjithë turistë. Edhe një shqiptar që shkon disa ditë në jug të vendit është turist e kontribuon në ekonominë lokale. Ata që udhëtojnë jashtë, emigrojnë, kontribuojnë në ekonominë ndërkombëtare.”

Turizëm rajonal nuk do të thotë vetëm brenda fqinjve tanë ballkanikë, por duke përfshirë edhe vendet fqinje mesdhetare si Italia, Malta apo edhe Spanja etj.

“Të përballemi. Qëllimi i takimit tonë sot është të përqasim realitetet e vendeve tona, që kanë të gjitha një karakteristikë; janë të gjitha në Mesdhe, në territore mikpritëse dhe nga pikëpamja e turizmit të shëndetit, atij dentar, kanë përparësi. Unë jam puljez e kam vënë re që ashtu si Pulja që po njeh rritjen më të madhe në turizmin italian, ashtu edhe Shqipëria në rritje po bëhet garuesi ynë. Por nuk ju shoh si antagonistë, por si aleatë.”

Turizmi shëndetësor u rikonsiderua në konferencë si një nga gjetjet e përbashkëta për të zhvilluar turizmin sot. Një turizëm fitimprurës ky, që vitin e kaluar faturoi rreth 150 miliardë dollarë të ardhura në gjithë globin. Apo turizmi dentar, për italianët i njohur si “viaggiare e sorridere”, është një turizëm që për shkak të cmimeve të ulëta e cilësisë së lartë të klinikave tona dentare, mund të krijonte bum të ardhurash, por që në fakt është zhvilluar ende shumë pak.

(Visited 195 times, 2 visits today)
Sicred