KRYEFAQJA » LAJME » Konferenca ”Mbrojtja e të dhënave – së bashku më mirë”
Konferenca ''Mbrojtja e të dhënave - së bashku më mirë''

Konferenca ”Mbrojtja e të dhënave – së bashku më mirë”

Në një moment që Shqipëria është përfshirë vrullshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evorpian, në Tiranë po zhvillohet konferenca dy ditore ”Mbrojtja e të dhënave – së bashku më mirë”, organizuar për herë të parë në Shqiperi dhe në rajonin e Ballkanit. Në këtë konferencë po trajtohen tematika dhe çështje që kanë të bëjnë me nisjen e zbatimit të Rregullores së përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave dhe përpunimin e tyre në kuadër të veprimtarisë së policisë dhe organeve gjyqësore.
Zyra e Komisionerit ka për qëllim rritjen e transparencës së autoriteteve publike, garantimin e të drejtës për informim dhe, mbrojtjen e të dhënave personale. Strategjia e hartuar është bërë me kontributin e strukturave të zyrës së komisionerit dhe konsultimit me ekspertë të projektit të binjakëzimit kundër korrupsionit.
Hartimi i kësaj strategjie u parapri nga një analizë gjithëpërfshirëse, bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe praktikave më të mira të konsoliduara gjatë eksperiencës 10-vjeçare të Zyrës së Komisionerit.
Strategjia e cila shtrihet në tre vite të zbatimit të saj, është strategjia e parë që hartohet për të drejtën e informimit, me fokus forcimin e tansparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike. Për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, strategjia vjen për të dytën herë me objektiv kryesor përshtatjen e legjislacionit tonë aktual me Rregulloren e re të BE .
Dokumenti i Strategjisë mban parasysh se shoqëria shqiptare po evoluon dhe po përgatitet për t’u përballur me zhvillimet teknologjike dhe globalizimin në fushën e të dhënave personale apo dhe me synimet e saj për një administratë të hapur dhe me integritet.

Sicred