KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Konferenca “Fake news dhe raporti me të vërtetën”

Konferenca “Fake news dhe raporti me të vërtetën”

“Drama e dizinformimit është diskreditimi i tjetrit,  paraqitja e tij si armik, deri në një demonizim që mund të ngjallë konflikte. Lajmet e rreme vënë në dukje kështu praninë e qëndrimeve njëkohësisht intolerante dhe të mbindjeshme me rezultatin e vetëm që mujsharia dhe urrejtja. në fund të fundit në këtë gjë çon falsiteti.” Kështu reflekton Papa Françesku në dokumentin kushtuar Ditës Botërore të Komunikimit. Frymëzuar nga kjo letër është shtruar edhe tryeza rreth “Fake Neës dhe Raportit me të Vërtetën”,  në sallën e Akademiosë së Shkencave. Në këtë konferencë merrnin pjesë diplomatë, studentë e gazetarë të shumtë, si Mark Marku e  Profesor Artan Fuga. Konferenca u çel nga Sekretari i përgjithshëm i Konferencës ipeshknore, Gjergj Meta.  Tema kryesore që u prek ishte çfarë çon drejt zgjidhjes, si mund të dallohet nje Fake Neës dhe si mund të  ruhemi prej tij. Askush nuk i ka përgjigjet, madje as vetë Papa, por diskutimi rreth etikës dhe mbrojtjes nga sajesat që paraqiten si të vërteta, na dalin përpara çdo ditë. Por temperimi i së vërtetës janë ndoshta udha drejt së cilës gazetarët profesionistë duhet vtë shkojne.

Sicred