KRYEFAQJA » LAJME » Konçesionet Beqja, prokuroria pushon hetimet
Konçesionet Beqja, prokuroria pushon hetimet

Konçesionet Beqja, prokuroria pushon hetimet

Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka vendosur të pushojë hetimet për ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me dhënien me koncesion të tre shërbimeve në vlerë 300 milion dollarësh.
Vendimi u mor pas rreth një vit hetimesh nga njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës. Konçesionet që u hetuan ishin kontrollit mjekësor me vlerë 120 milionë euro, konçesioni i hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë, si dhe konçesioni i sterilizimit të pajisjeve kirugjikale me vlerë 100 milionë dollarë.
Sipas organit të akuzës, nuk u gjetën elementë të veprës penale dhe çdo vendim i Ministrisë rezulton te jete marrë në bazë të ligjit. Hetimet nisen pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike.

Sicred