KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, shumë shpejt në RTSH
Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, shumë shpejt në RTSH

Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, shumë shpejt në RTSH

Një koncert i veçantë i stilit urban klasik, ka qenë ai i Bukuresht Ledis Orkestra, dhënë pak ditë më parë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Organizatorë ishin Radiotelevizoni Shqiptar dhe regjisori Petri Bozo.
Bukuresht Ledis Orkestra, orkestra femërore, më e madhja e këtij lloji në të gjithe Europen, performoi një program të zgjedhur me pop klasik opera. Të ftuar në koncertin e orkestrës së përbërë vetëm nga zonja dhe zonjusha, ishin artiste lirike shqiptare dhe rumune si: dirigjentja e operas nacionale rumune Ozana Barabancea, njëkohësisht dhe një interpretuese e muzikës xhaz; Alfredo Pasku, një nga tenorët më me emër në Rumani dhe jashtë saj, vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare; sopranoja Arlinda Morava, në të njëjtën kohë atashe kulturor i Shqipërisë në Rumani. Koncertit ia shtoi larminë edhe loja e violinistit Lorenc Radovani, pianistja Klejda Tare dhe violinisti nga Rumania Andrea Stefanescu.
Koncerti u hap me simfonine nr. 5 të Bethovenit, vijoi me balada për violinë, kavalerine rustikana, granada nga Augustin Lara, vals nga Hsostakovië si dhe marshin e Radetskit nga Shtraus. Një moment i bukur ishte sjellja në skenë e këngës “Kur më vjen burri nga stani” nga sopranoja Arlinda Morava, një homazh për artisten e madhe shqiptare Tefta Tashko Koco. Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, nën regjinë e Petri Bozos do të transmetohet shumë shpejt nga RTSH.

Sicred