KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koncerti i bamirësisë në Mançester

Koncerti i bamirësisë në Mançester

Kryqi i Kuq Britanik lajmëroi se ka mbledhur më shumë se 13 milionë Euro, gjatë një koncerti bamirës që u mbajt në Mançester. Koncerti vjen dy javë pasi një atentator vetëvrasës u mori jetën 22 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë në këtë qytet. Koncerti i titulluar “One Love, Manchester” u mbajt mbrëmjen e së dielës nën masa të rrepta sigurie. Sipas organizatorëve, në koncert morën pjesë mbi 50 mijë njerëz. Në koncert performoi edhe këngëtarja Ariana Grande, e cila ishte në turneun e saj në 22 Maj në Mançester kur ndodhi sulmi terrorist. Koncerti i bamirësisë u zhvillua një ditë pasi tre terroristë me një minibus goditën këmbësorët në uren e Londrës dhe më pas sulmuan njerëzit me thika, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 48 të tjerë. Në koncertin e Mançesterit morën pjesë disa artistë e grupe muzikore si Xhastin Biber, Keti Perri, Coldplay, Take That e Robie Uilliams.

Sicred