KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Koncert Gala Albanian Young Musicians

Koncert Gala Albanian Young Musicians

Për herë të parë në Shqipëri vjen një ndër eventet dhe gara më kryesore të muzikës klasike, si patentë eksluzive e Eurovisionit për Radio Televizionit Shqiptar. Pas fazave seleksionuese të audicioneve dhe fazës gjysmëfinale, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, kanë filluar përgatitjet për Koncertin Gala të instrumentistëve të rinj. 8 finalistë do të ngjiten në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit të Tiranës më datë 11 Qershor, ora 20:00. Në finalizim të këtij koncerti, juria profestioniste do të përzgjedh fituesin, i cili do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision Young Musicians, Edinburg 2018.
RTSH fton të gjithë artdashësit e muzikës të jenë në këtë festë të bukur të muzikës klasike të instrumentistëve të rinj.

Finalistët e Albanian Young Musicians:

Dejon Bendaj – Violinë
Filippo Jakova – Violinë
Grigor Ylli – Kitarë
Klaudio Zoto – Violonçel
Laura Llozi – Violinë
Laura Sulaj – Piano
Rejsi Prosi – Piano
Tedi Tola – Violinë

Sicred