KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Konçensioni i Amonicës përplas Albpetrol me AKBN

Konçensioni i Amonicës përplas Albpetrol me AKBN

Në muajin Mars shteti rimori vendburimin e naftës në Amonicë duke mbyllur marrëveshjen hidrokarbure me kompaninë private fenix petroleum si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale si dhe borxhit të krijuar ndaj kompanisë albpetrol. Por vendimi për rishtetëzimin e vendburimit të naftës ka përplasur dy institucionet që mbikqyrin kontratat konçensionare në fushën e naftës. Agjencia e burimeve natyrore e ka kundërshtuar heqjen e konçensionarit e përmes një shkrese drejtori i saj Viktor Tusha thotë se albeptrol i ka tejkaluar kompetencat ligjore. Sipas tij ky veprim mund të sjellë pasoja për shtetin shqiptar. Por albpetrol, kompania shtetërore që rimori në shfrytëzim vendburimin e Amonicës i është kundërpërgjigjur AKBN-s me një deklaratë në të cilën shkruhet se vendimi i saj për të rishtetëzuar Amonicën është ligjor dhe është i çertifikuar edhe nga Ministria e energjisë. Vet ministri Gjiknuri ka komentuar sot në kuvend shkaqet e dështimit të kompanive konçesionare në këto vendburime që tanime shteti ia ka marrë privatit nga kontrolli. Gjiknuri u shpreh se “kanë dështuar me vendburimet duke krijuar edhe borxhe edhe ndaj punonjesve qe si kanë paguar,borxhe të mëdha ndaj tatimeve,borxhe të mëdha ndaj shtetit ndaj Albpetrolit. Dhe pikërisht për këto arsye nisur nga ekskluziviteti që kanë pasuritë kombëtare i kanë marrë këto fusha nën administrim sipas legjislacionit shqiptar dhe në dobi të qytetarëve”. Vendburimi i Amonicës është një prej nëntë zonave hidrokarbure që iu dhanë me konçesion “Phoenix Petroleum” në gusht të 2013, ditët e fundit të qeverisë Berisha.

Sicred