KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Konçensionet e qeverisë dhe fati i kontratave me firmë e vulë

Konçensionet e qeverisë dhe fati i kontratave me firmë e vulë

Prania e jahteve në portet e një vendi do të thotë shumë për prestigjin e tij në arenën ndërkombëtare sa i takon turizmit. Një ndikim të madh ka gjithashtu gjatësia e vijës bregdetare, madhësia e shtetit, numri i të pasurve, e deri tek tarifat portuale. Qeveritë në Shqipëri e dinë këtë rëndësi. Dhe kanë vendosur në vite që të japin me koncension kontrata koncensionarë për të ndërtuar porte jahtesh, apo marina sikundër quhen në gjuhën teknike.

Porti i Orikumit, i vetmi port turistik i jahteve ndërtuar pas vitit 1996 nga një firmë investitorësh italianë. Në të mund të ankorohen 620 mjete lundruese, me gjatësi 10 deri në 30 metra. Nuk mund të flitet për porte të tjera, por mund të flitet gjatë për kontratat konçesionare që do ta bënin Shqipërinë me porte moderne.

Kjo që shihni është një kopje e kontratës koncensionare për ndërtimin e Portit të Jahteve në Kalanë e Turrës, Synej, Kavajë. Eshtë lidhur më 8 Maj 2013 me kompanitë Finsec të Zvicrës dhe Doprastav të Sllovakisë që do të realizonte ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin tek shtetit të portit të Jahteve, duke investuar 4,45 miliardë lekë për 35 vjet dhe do të merrnin 10 euro tarifë në ditë për jaht. Kush shkon në kalanë e Turrës mund të konfirmojë që nuk ka port jahtesh sot e tërë ditën.

Kjo kontrata tjetër i takon portit të jahteve në Durrës, dhënë me konçension dy shoqërive shqiptare, Yldon shpk dhe ISDC si dhe Quentin nga Burgasi i Bullgarisë, po për 35 vjet shfrytëzim, madje me tarifë ankorimi zero dhe duke investuar 1,35 miliardë lekë. Ja dhe kontrata e tretë, është ajo e ndërtimit të portit të japteve Shqindin, e firmosur në qershor 2016, një investim prej 730 milionë lekësh për 35 vjet, ku investiture është Feriz Mazreku, tregtar i rregjistruar në Sllovaki, një kompani e tij rregjistruar në QKB si dhe shoqëria “Ndërtuesi” shpk në Vlorë, që realizonin projektin Ndërtim, Shfrytëzim dhe Transferim në pronësi të shtetit, të Portit të Jahteve Shëngjin.

Shqipëria kërkon kaq shumë të kthehet në një destinacion elitar turizmi dhe pjesë e këtij kontingjenti janë edhe ata që brigjet duan t’i prekin përmes komoditetit të jahtit të tyre. Bëhet fjalë për atë grup individësh që nuk e kanë problem të shpenzojnë shumë në një hark kohor të shkurtër. Por sot që flasim, Shqipëria nuk ka porte të dedikuara për jahtet përgjatë vijës bregdetare që për hir të së vërtetës nuk është e vogël, me përjashtim të Portit të Jahteve në Orikum.

Sicred