KRYEFAQJA » LAJME » Komuniteti ndërkombëtar përshëndet marrëveshjen Rama – Basha
Rama e Basha në Bruksel

Komuniteti ndërkombëtar përshëndet marrëveshjen Rama – Basha

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar menjëhere pas lideri socialist Rama dhe ai demokrat Basha konfirmuan marrëveshjen mes tyre. David McAllister, i cili incioi paketën, e ka pritur atë me mjaftë gëzim. “Me gëzim të madh, kjo përpjekje e madhe e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri rezultoi me sukses. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dhe zhvillojnë dialog të drejt për drejtë më njëri-tjetrin”, shkruan zoti McAllister në Facebook.
“Urime! Mirë për Shqipërinë! Marrëveshje për zgjedhjet. I lumtur që së bashku me miqtë amerikan, McAllister dhe unë mundëm të kontribuonim”, shkruan nga ana e tij edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.
Mjaft special ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë. “Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tyre në fuqinë e demokracisë në Shqipëri. Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha për udhëheqjen e tyre personal dhe guximin në krijimin e kësaj marrëveshje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë” ishte mesazhi i ambasadori Donald Lu, mjaftë i angazhuar me përpjekjet e tij. “Ne presim me padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare” shpreson më tej zoti Lu.
“Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e të gjithë qytetarëve shqiptare”, përshëndet mes Twitter-it zyra e BE në Tiranë.

Sicred