KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kompania “SHELL” kërkime nafte në Shpirag

Kompania “SHELL” kërkime nafte në Shpirag

Kompania “SHELL” përmbyll kontratën me Qeverinë Shqiptare për të paktën deri në 25 vite, për kërkimin e naftës në Bllokun 4 në Shpirag të Beratit. Kjo u arrit pas 2 vite negociatash. Investimi parashikohet të ndahet në 3 faza me një kosto punimesh rreth 42 milion dollarë.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve, duke vlerësuar marrëveshjen e arritur me “Shell”, tha se ajo garanton përfitime reciprok për të dy palët. “Tërësia e projektit vlerësohet të ketë një impakt me një rëndësi të jashtëzakonshme mbi ekonominë shqiptare. Kemi një marrëveshjë që është një garanci e qartë dhe afatgjatë për përfitim reciprok. Patjetër dhe në interes të kompanisë, por edhe të popullit shqiptar” tha zoti Rama.  Por kryeministri nënvizoi se  prania e kompanisë “Shell” në Shqipëri, është tregues, që vendi nuk është ashtu sikurse ka patur rezerva në Hollandë, duke i përgjigjur në këtë mënyrë akuzave për importim të krimit të organizuar. “Kjo marrëveshje e rrit edhe më shumë praninë e Hollandës si një vend prej ku vjen edhe një sasi e konsiderueshme investimesh të huaja. Kjo do të vlejë që në Hollandë Shqipëria do të shikohet e plotë ashtu siç është dhe jo e pjesshme a thua se këtu nuk ka gjë tjetër përveç krimit të organizuar” theksoi kryeministri Rama.

Marrëveshja me “Shell”, për qeverinë, pritet të ketë efekte të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Kontrata parashikon që periudha e zhvillim-prodhimit të jetë deri në 25 vite me të drejtë rizgjatjeje.

Sicred