KRYEFAQJA » LAJME » Kompania Gener 2 do ndërtoje aksin rrugor Thumanë – Kashar

Kompania Gener 2 do ndërtoje aksin rrugor Thumanë – Kashar

Aksi i dytë rrugor që do të ndërtohet si pjesë e paketës “One Billion” do të jetë autostrada Thumanë – Kashar. Qeveria ka shpërblyer me bonus pikësh një kompani private shqiptare që është vetofruar për ndërtimin e rrugës 20.8 km, e cila fillon në Thumanë të Krujes dhe vazhdon deri në autostradën Tiranë – Durrës, me një kryqëzim të ri. Referuar projektit të kompanisë shqiptare Gener 2, rruga do të kushtoje 244.2 milionë euro dhe ndërtimi i këtij aksi do të zgjase dy vite. Po ashtu kompania merr përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës, për një afat 8 vjeçar nga përfundimi. Projekti i kompanisë shqiptare parashikon që autostrada të jetë me katër korsi, si dhe përfshin ndërtimin e 12 urave. Ky projekt është pjesë e programit të Qeverisë “One Billion Euro” sipas të cilit synohet ndërhyrja e menjëhershme në infrastrukturë duke përdorur investimin nga kapitali privat për fazën e ndertimit, dhe më pas shlyerjen e investimit nga buxheti i shtetit në vitet e ardhshme. Mbetet për tu parë nëse në çeljen e tenderit zyrtar do të ketë interes nga kompani të tjera për ndërtimin e kësaj autostrade por ajo që dihet me siguri është se kompania Gener 2 është në avantazh për ta fituar tenderin, falë bonusit të pikëve.

Sicred