KRYEFAQJA » LAJME » Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson pozitivisht zgjedhjet
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson pozitivisht zgjedhjet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson pozitivisht zgjedhjet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e vlerëson si të qetë atmosferën e ditës së votimit dhe atë të numërimit të deritanishëm të votave, pavarësisht incidenteve sporadike të raportuara mes shtetasve të ndryshëm që sipas këtij komiteti e kanë burimin tek gjuha e urrjejtes e përdorur nga liderët e partive.
Në krahasim me zgjedhjet e shkuara, ky komitet vlerëson si pozitiv faktin se ka patur rritje të numrit të denoncimeve të shitblerjes së votës, ndërsa thekson se lufta ndaj këtij fenomeni kërkon angazhimin e plotë e të gjitha forcave politike, të cilat duhet të marrin masa që të parandalojnë çdo rast shitblerjeje nga militantet e tyre.
Ndërkohë, megjithëse vlerëson në tërësi punën e KQZ, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron se ky komision duhet të ishte më proaktiv dhe të bëntë publike qendrimet dhe masat e marra lidhur me rastet e cënimit të heshtjes zgjedhroe apo kur janë raportuar pengesa ndaj vëzhguesve të akredituar.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjithashtu evidenton se pavarësisht se shtyrja e orës së mbylljes së qendrave të votimit, u bë për një qëllim të mire, ai krijoi paqartësi dhe konfuzion.
Ndërsa kritikon partitë për mospropozimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit, ç’ka çoi që procesi i numërimit të shtyhej në disa zona, Komiteti Shqipatar i Helsinkit raporton se gjatë këtij procesi janë respektuar të gjitha procedurat përkatëse.

Sicred