KRYEFAQJA » LAJME » Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi propozimet
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi propozimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi propozimet

Me rastin e mbledhjes së sotme në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion të Zvicrës, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar bashkarisht disa prej propozimeve për ndryshime të mëtejshme të presidentit të UEFA-s Aleksander Čeferin.

Propozimet kryesore të mbështetura nga Komiteti janë si më poshtë:

• Vendosja e cakut të mandatit për presidentin e UEFA-s dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv të UEFA-s, jo më shumë se tre mandate katërvjeçare.

• Kandidatët për zgjedhe/rizgjedhje në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s duhet të mbulojnë një detyrë aktive (president, zëvendëspresident, sekretar i përgjithshëm apo CEO) në federatën e vet kombëtare.

• Dy anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s duhet të jenë përfaqësues të Shoqërisë Europiane të Klubeve (ECA).

• Përforcimin e Komitetit Qeverisës dhe Përputhshmërisë të UEFA-s me emërimin shtesë të dy anëtarëve të pavarur në organin që tani është i përbërë nga tre anëtarë.

• Shtimin e një neni të veçantë në statutin e UEFA-s për të garantuar se vendet pritëse të të gjitha ngjarjeve sportive të UEFA-s të zgjedhen në mënyrë krejtësisht të drejtë nëpërmjet një procesi kandidaturash të tejpashme.

• Shtimin e një neni të veçantë në statutin e UEFA-s për të futur etikën dhe mirëqeverisjen si objektiva statutore të UEFA-s.

• Ekspertët e federatave kombëtare do të kenë mundësi të drejtojnë Komitetet e UEFA-s.

Pasi këto ndryshime të propozuara të rregullohen në statute, do të votohen gjatë Kongresit të 41-të të Zakonshëm të UEFA-s me 5 prill në Helsinki të Finlandës.

Për këtë mbështetje të marrë, presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin tha: “Jam shumë i kënaqur që Komiteti Ekzekutiv i ka dhënë një mbështetje të përbashkët reformave që i quaj rrënjësore për përforcimin e UEFA-s dhe që ishin një shtyllë e rëndësishme e platformës time presidenciale. Jam i bindur se federatat do të mbështesin propozimet për të krijuar një organ qeverisës më të fortë dhe të tejpashëm, për të mirën e futbollit europian”.

Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet me 4 prill në Helsinki.

Sicred