KRYEFAQJA » LAJME » Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, dy vendimet
Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, dy vendimet

Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, dy vendimet

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj, u konfirmua në detyrë duke marrë çertifikimin edhe si kandidate për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ukperaj doli tre ditë më parë përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rezultoi se nuk kishte asnjë të metë në tre shtyllat kryesore për të cilat po hetohet nga Vettingu. Brikena Ukperaj është kandidatja e pestë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që del para Vettingut. Më herët janë konfirmuar si kandidate në garë Vitore Tushe, Fatjona Memçaj, ndërsa janë shkarkuar Altina Xhoxhaj dhe së fundmi Gentian Trenova. Drejt konfirmimit në detyrë është edhe prokurori i Shkodrës, Vate Staka, i cili doli para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit pasditen e sotme. KPK nuk gjeti shkelje në deklarimin e pasurisë së prokurorit. Staka është kandidat për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vendimi ndaj tij do të merret në 3 korrik.

Sicred