KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni voton pro dekretit të Nishanit, rrëzon ligjin e mbetjeve

Komisioni voton pro dekretit të Nishanit, rrëzon ligjin e mbetjeve

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar në mbledhjen e sotme dekretin e ish-Presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve. Të gjithë deputetët votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç deputetëve socialistë Besnik Bare dhe Eduard Shalsit, të cilët abstenuan.

Zoti Shalsi deklaroi se vijon ti qëndroje idesë dhe propozimit për ligjin pasi nuk bëhet fjalë për import plehrash, por lëndëve të para për riciklim. “Nuk është bërë asnjëherë dhe për asnjë moment fjala për import mbetjesh. Është bërë gjithmonë fjalë për import lëndësh të para dytësore për industrinë e riciklimit” tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima tha se opozita duhet të jetë vigjilente duke mos lejuar një gjë të tillë për të ardhmen e vendit. “Them se sot është një ditë e madhe për popullin shqiptar, për qytetarët e lirë të këtij vendi, për shoqërinë civile dhe për Partinë Demokratike e cila që në fillim iu kundërvu një projekti djallëzor për të miksuar çështjen e riciklimit me çështjen e incenerimit” tha zoti Mima.

Më 14 tetor të vitit të shkuar, ish presidenti Nishani vendosi t’i kërkojë parlamentit rishikimin e disa neneve me argumentin se cënohej parimi kushtetues i një mjedisi të shëndetshëm. Sipas Nishanit, lejimi i importit të mbetjeve gjeneron një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit.

Të enjten në parlament pritet një debat rreth kësaj çështjeje.

Sicred