KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni për privatizimin e OSSH, përplasja Balla – Berisha vazhdon
"Çështja CEZ" , djali i ish kryeministrit Berisha thirret në prokurori

Komisioni për privatizimin e OSSH, përplasja Balla – Berisha vazhdon

Komisioni parlamentar për privatizimin e OSSH nga kompania çeke ÇEZ, është bërë sërish arenë e përplasjes mes mes deputetit socialist Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kyeministrit demokrat Sali Berisha. Për herë të dytë Shkëlzen Berisha, i cili është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në komision,  nuk ka pranuar të bëjë betimin përpara kryetarit të komisionit Taulant Balla. Ai përsëriti se zoti Balla është i dënuar për shpifje në dëm të tij dhe kërkoi shkakrimin nga kreu i komisionit. Mes tyre pa patur polemika për të lexuar formulën e betimit, çka nuk është pranuar nga Berisha. Deputetët demokratë  kanë sulmuar deputetin socialist Balla duke e quajtur atë figurë të kompromentuar për të drejtuar komisionin, pas konflikteve gjyqësore me familjen Berisha. Kreu i komisionit parlamentar Balla tha se ai nuk synon të drejtojë një proces penal, por të mbledhi provat të cilat më pas do të administrohen nga prokuroria. Në një dalje para mediave  zoti Shkelzen Berisha e konsideroi situatën qesharake. “Sot unë depozitova një kërkesë ku kërkova përjashtimin e të dënuarit, pra ai duhet të hiqete dorë. Në mënyrën më absurd ai doli dhe tha se kjo kërkesë është hedhur poshtë. Kjo që po ndodh është një teatër” shtoi ai. Shkelzen Berisha akuzohet nga mazhoranca socialiste si një ndër personat e implikuar në privatizimin e OSHE nga ÇEZ, duke i shkaktuar shtetit dëme të shumta, por ai i ka hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta dhe me prapavijë politike.