KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Komisioni parlamentar i ekonomisë rrëzon dekretet e presidenti
Komisioni parlamentar i ekonomisë rrëzon dekretet e presidenti

Komisioni parlamentar i ekonomisë rrëzon dekretet e presidenti

Dekreti i presidentit Ilir Meta për rishikimin e buxhetit të vitit 2019 është rrëzuar nga komisioni parlamentar i ekonomisë. Sipas relatores së këtij komisioni Evis Kushi kërkesat e studentëve që ishin edhe shkaku i kthimin të ligjit për buxhetin në parlament nga presidenti mund të plotësohen pa pasur nevojën e rishikimit të buxhetit të vitit 2019
Një konstatitm i tillë u mbrojt edhe nga ministri i financave Arben Ahmetaj.
Nderkohe që kryetari i komisioni Erion Braçe u shpreh se problemi nuk qëndron tek fondet për arsimin e lartë, por tek eficenca e përdorimit të tyre.
Një tjetër çështje e diskutuar në ketë komision ishte edhe propozimi të presidentit Ilir Meta për Vitore Tushen si një emër i propozuar për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe ky propozim i presidentit u rrëzua nga komisioni.
Komsioni parlamentar i ekonomisë ka dëgjuar edhe programet e 6 kantidatëve për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë 3 të propozuar nga Këshilli i Ministrave konkretisht Ridvan Bode, Suela Popa, Edlira Luçi dhe 3 emrave të tjerë të propozuar nga 28 Deputetë të Kuvendit përkatësisht Artan Hoxha,Arben Malaj dhe Luljeta Minxhozi.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com