KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Venecias publikoi interpretimin e Ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Komisioni i Venecias publikoi interpretimin e Ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Komisioni i Venecias ka publikuar sot interpretimin e Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç u paralajmërua në fund të javës së shkuar. Sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë më 30 gusht të këtij viti. Persa i përket rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Venecias, edhe në përgjigjen ndaj Gjykatës Kushtetuese, rikujton se ky proçes “nuk ishte vetëm i justifikuar, por i nevojshëm për Shqipërinë për të mbrojtur veten e saj nga e keqja e korrupsionit”. Interpretimi paraqet qe të gjithë gjyqtarët kushtetues, sipas Kushtetutës dhe Ligjit të Vettingut, do të jenë objekt i Ligjit të Vettingut, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë pozicionin e të gjithë gjyqtarëve kushtetues që janë në detyrë.

Interpretimi i Venecias ka qënë gjithashtu në favor të ligjit të Vettingut dhe për pyetjen për respektimin e të drejtave të njeriut për subjektet mbi të cilat do të veproje ai.

Sicred