KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyn vendimin për gjykatësen kushtetuese Altina Xhoxhaj
Vetingu, në dyshim e ardhmja e gjyqtarit të Gërdecit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyn vendimin për gjykatësen kushtetuese Altina Xhoxhaj

Eshtë shtyrë për në datën 5 maj, seanca për shpalljen e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Arsyeja siç argumentoi edhe Komisioni i pavarur i Kualifikimit është koha e nevojshme për të përllogaritur pasurinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese. Dy ditë më parë KPK doli në konkluzion se gjyqtarja nuk justifikon origjinën e të ardhurave për një shtëpi në Tiranë, burimin e një pjese të parave për blerjen e një shtëpie në Gjirin e Lalëzit dhe një sipërfaqe trualli prej 100 m2, në këtë zonë turistike. Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë. Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos dhe me një vendimi të mundshëm për shkarkimin e Altina Xhoxhajt, Gjykata Kushtetuese praktikisht hyn në ngerç. Kjo gjykatë ka dalë për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datën 19 dhjetor, ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuroumin për një padi të shoqatës së ish pronarëve për një VKM

Sicred