KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Ligjeve shqyrtoi projektligjin për organizimin dhe funksionimin e MD

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi projektligjin për organizimin dhe funksionimin e MD

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot një tjetër projektligj dytësor të reformes në drejtësi, atë për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë. Në mbledhje ishte i ftuar edhe Ministri Petrit Vasili i cili kërkoi nga deputetët e ligjeve saktësim në ligj të rolit të ministrisë së drejtësisë në lidhje me inspektimet dhe ankesat mbi gjyqësorin. Sipas reformes së re Ministrisë së Drejtësisë i hiqen disa kompetenca dhe rolin e mbikqyrjes së ankesave në sistemin gjyqësor e merr Inspektori i Lartë i Drejtësisë, një institucion i ri që pritet të ngrihet. Propozimet për ligjin e Ministrisë së Drejtësisë do tu rikthehen edhe njëherë ekspertëve dhe teknicieneve, më pas deputetët e ligjeve do të vendosin për variantin që do t’i cojnë parlamentit për votim.

Sicred