KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Ligjeve dëgjesë me shoqërinë civile

Komisioni i Ligjeve dëgjesë me shoqërinë civile

Në komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit të Parlamentit vijon diskutimi i propozimeve të Partisë Demokratike për të ndryshuar Kushtetuën. Opozita kërkon kontroll të politikanëve, një inisiative që është depozituar prej dy javësh në Kuvënd nga demokratet dhe LSI. Sot u ftuan përfaqësues të shoqërisë civile për të dhënë mendim për këtë nismë ligjore e cila prek dokumentin themelor të shtetit. Përvec deputetit Enkelejd Alibeaj askush tjeter nga partitë e opozitës nuk u paraqit në mbledhjen e thirrur paraditen e sotme. Si përfaqësues i opozitës Alibeaj e cilësoi farsë konsultimin e sotëm me shoqërinë civile, pasi sipas tij kjo është një përpjekje e qeveisë për të mos e pranuar “Vettingun” e politikanëve. Deputeti demokrat e cilësoi teatër takimin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit duke ftuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të mos bëhen pjesë e këtij teatri. Prej më shumë se një muaji demokratët dhe LSI kanë bojkotuar Kuvendin dhe kembengulin së fundmi në miratimin e ndryshimeve kushtetuese që sipas opozitës do t’i hap rrugë pastrimit të klases politike nga njerëzit e lidhur me botën e krimit.

Sicred